Dane Scarlett ishte vetëm fëmijë kur e takoi për herë të parë yllin e Tottenham Hotspur, Gareth Bale, transmeton VAR Kosova.

Gareth Bale në atë kohë ishte shpallur lojtari më i mirë në Premier Ligë, teksa ishte idoll i padiskutueshëm i të gjithë fansave të Tottenham Hotspur, përfshirë këtu Dane Scarlett.

Teksa Gareth Bale iu bashku Real Madridit për një shifër rekorde botërore, rreth 100 milionë euro, klub me të cilin fitoi katër herë Ligën e Kampionëve, Scarlett iu bashkua Tottenham Hotspur si gjashtë vjeçar dhe bëri ngritjen e tij graduale në akademinë e klubit anglez.

May be an image of 3 people and people standing

Gareth Bale është rikthyer në Angli tek Tottenham, teksa Dane Scarlett, si 17 vjeçar tashmë është bashkëlojtari i tij, ku edhe debutoi në Europa League në sfidën ndaj Wolfsberger.

May be an image of 2 people and people standing

Mourinho u shpreh se biseda që bëri me Scarlett para se ta inkuadronte në lojë ishte e njëjta që kishte bërë me yllin e Manchester United, Marcus Rashford.