Është duke u zhvilluar takimi i dytë i Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe Lazio.

Bayern Munich ka epërsinë e thellë (4-1) nga loja e parë dhe sonte synon të sigurojë një vend në çerekfinale.

Robert Lewandowski ka kaluar Bayernin në epërsi me anë të një penalltie në minutën e 33-të. Ishte pikërisht Vedat Muriqi ai i cili e shkaktoi penalltinë, duke mbajtur në zonën e rrezikshme Leon Goretzka.