Akil Gjakova ka kaluar në çerekfinale në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Akili arriti që ta mund me ippon në rrethin e tretë gjermanin, Anthony Zingg, për t’iu afruar edhe më shumë medaljes në Lisbonë.

Edhe Laura Fazliu ka kaluar në çerekfinale në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Xhudistja shqiptare pati punë në rrethin e dytë me holandezen, Juul Franssen, ndaj të cilët fitoi me rezultatin 1-0 dhe e ruajti atë deri në fund të luftës.