Gjatë ndeshjes me Romën, Antonio Conte dhe Lutaro Martinez kishin një përplasje verbale kur Conte vendosi të zëvëndësonte Martinez. Gjatë shkuarjes në bankinë, Martinez kishte goditur një shishe me ujë, por kjo nuk i kishte pëlqyer aspak Contos i cili i ashtu afruar dhe i kishte bërtitur ashpër.
“Ki respekt! Me kë je i zemëruar? Kurrë mos reago kështu”, i kishte thënë trajneri Lutaros. Megjithatë, duket se Conte dhe Lutaro i kanë kaluar problemet e tyre. Në trajnimin e së premtes ata ishin vendosur në një ring boksi të improvizuar për të rregulluar problemet. Të dy ‘bokserët’ u prezentuan para publikut nga ‘referi’ Lukaku para se ata dy të zgjidhin problemet ndërmjet veti.



























