Çmimi i madh në Turqi është anuluar vetëm dy javë pasi që ishte vendosur në kalendar të Formula 1 dhe do të zëvëndësohet me një garë të dytë në Austri.
Turqia ishte shtuar në kalendarin e F1 për datat 11-13 qershor për të zëvëndësuar Çmimin e Madh kanadez, i cili ishte anuluar për shkak të kufizimeve për të udhëtuar në Kanada.
Por Turqia tani nuk është opsion pasi që është futur në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë për udhëtim nga Mbretëria e Bashkuar.
Në vend të të Çmimit të Madh Styrian do të ketë një garë në
Red Bull Ring me 25-27 qershor.
Kjo datë paraprakisht ishte caktuar për Çmimin e Madh Frances, e cila tani është lëvizur një jave me herët me 18-20 qershor.
Kjo lëvizje nënkupton që do të kemi gara në tri fundjava rresht – the French Grand Prix në Paul Ricard, ndjekur nga Styrian Grand Prix dhe pastaj Austrian Grand Prix, të dyjat në të njëjtën vend.



























