Sulmuesi i PSG ka kritikuar gjyqëtarët francezë të futbollit pasi një karton i verdhë do ta lë atë jashtë ndeshjes kundër Monakos. Neymar ka shfryrë tërbimin e tij në internet pasi u pezullua për finalen e Coupe de France, duke e përshkruar situatën si “një rrëmujë”.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain nuk do të jetë në dispozicion për finalen e kupës franceze kundër Monakos pasi mori një karton të verdhë gjatë fitores gjysmëfinale ndaj Montpellier këtë javë.

Në një deklaratë të nxehtë të postuar në faqen e tij në Instagram, Neymar kritikoi gjyqëtarët francezë të futbollit për rregullat e pezullimit që do ta ndalojnë atë të luaj në finale të kupës.

Çfarë tha Neymar?

Në një postim në Instagram, Neymar postoi një mesazh në gjuhën portugeze i cili në mes tjerash thotë: “Unë do të doja të kuptoja arsyetimin e djalit që kujdeset për kartonët në Francë! Kjo meriton duartrokitje. Çfarë rrëmuje.”

Pse është pezulluar Neymar?

Neymar mori një rezervim pavarësisht se kishte luajtur vetëm katër minuta në gjysmëfinale kundër Montpellier, duke luajtur si zëvendësues nga minuta e 86-të.

Braziliani u inkuadrua në lojë pasi barazimi i vonë i Andy Delort për Montpellier (2-2), bëri që ndeshja të shkonte drejt penalltive. PSG triumfoi 6-5 pas ekzekutimit të penalltive për të kaluar kështu në finale.

Për këta pak minuta, Neymar arriti të merrte një karton të verdhë, i cili për shkak të një akumulimi të kartonëve të verdhë dhe të kuq bënë që ai nuk do të jetë në dispozicion për finalen më 19 maj. “Unë luaj pesë minuta, bëj një faull dhe ai më jep një të verdhë pa menduar fare,” shkroi Neymar duke iu referuar arbitrit Jeremie Pignard në një tjetër mesazh në Instagram. “Faleminderit që më pezullove për finalen. Unë mendoj se ishte personale.”