Derisa finalisti i parë i Ligës së Kampionëve u konfirmua – Manchester City – sot do të dihet edhe finalisti i dytë i Stambollit.

Mbrëmë, Manchester City eliminoi Paris Saint-Germainin me rezultat të përgjithshëm, 4:1 për t’u kualifikuar për herë të parë në finalen e këtij kompeticioni.

Ndërkaq, sonte, fituei i duelit Chelsea – Real Madrid do të vazhdojë tutje.

Ndeshja e parë në “Alfredo di Stefano” u mbyll baras 1:1, derisa sonte në “Stamford Bridge” do të vendoset gjithçka.

Formacionet e mundshme:

Chelsea: Mendy; Christensen, Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kante, Jorginho, Chilwell; Ziyech, Mount; Havertz

Real Madrid: Courtois; Odriozola, Militao, Ramos, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius Jr.

Ndryshe, ndeshja e sontme do të zhvillohet nga ora 21:00.