Trajneri Zinedine Zidane ka treguar se kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka rifituar gjendjen e plotë fizike dhe është gati të paraqitet në ndeshjen kthyese të skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat.

Ramos ka qenë jashtë fushe për një muaj pasi pësoi një dëmtim gjatë kohës sa ishte në detyrë ndërkombëtare me Kombëtaren e Spanjës.

Por, ai është vendosur të kthehet në kohën e duhur me skuadrën e tij që ka nevojë për një rezultat të madh për të kthyer ndaj Bluve në Stamford Bridge të mërkurën.

Është vet trajneri i Los Blancos, Zidane, i cili ka konfirmuar se kapiteni është i gatshëm për ta ndihmuar skuadrën në udhëtimin e tyre për ndeshjen kthyese gjysmëfinale.

“Ramos po stërvitet me ne dhe kjo do të thotë se ai është në gjendje të luajë gjithashtu”, ka thënë fillimisht Zidane përpara ndeshjes së Realit në ligë ndaj Osasunas.

Sidoqoftë, Ramos nuk do të rrezikohet sot (e shtunë), pasi Zidane e la atë jashtë skuadrës së tij për përballjen me Osasunan.