Alvaro Morata do të qëndrojë edhe një vit te Juventusi, sikurse shkruan gazetari italian Nicolo Schira.

Bardhezinjtë kanë shfrytëzuar klauzolën për ta zgjatur huazimin edhe për një sezon, çka do t’u kushtojë atyre edhe 10 milion euro të tjera.

Juventusi, për ta bërë tijin përfundimisht, duhet të paguajë tek Atletico Madrid edhe 25 milion euro verën e ardhshme.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet që të vijë para ndeshjes së parë të Spanjës në EURO 2020, kundër Suedisë.