Kingsley Coman është një nga lojtarët më të dalluar te Bayern Munchen, por tekat e lojtarit francez kanë lodhur drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë.

24-vjeçari ka edhe di vite kontratë me bavarezët, të cilët kanë negociuar ditët e fundit me agjentin e tij në lidhje me zgjatjen e bashkëpunimit.

Kërkesat e sulmuesit të majtë janë të larta. Ai përfiton 8.5 milion euro në sezon dhe për të rinovuar kërkon dyfishin e kësaj shume. Bild shkruan se Pini Zahavi, agjenti i Coman, i ka kërkuar Bayernit një rrogë prej 17 milion eurosh në sezon.

Pretendim që është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e klubit gjerman. Bisedimet janë ndërprerë dhe kampioni i botës ka përfunduar në merkato. Bayerni po pret një ofertë të mirë për t’u ndarë përfundimisht me Coman.