Achraf Hakimi është shumë afër transferimit në Paris Saint-Germain.

Sipas Fabrizio Romano, PSG tani vendosi të përmirësojë ofertën e tyre zyrtare ndaj Inter dhe në orët e ardhshme pala franceze pritet të arrijë një marrëveshje për 70 milionë euro duke përfshirë bonuset.

Hakimi tashmë ka një marrëveshje me PSG për një kontratë pesë vjeçare.

Kujtojmë që për shërbimet e Hakimit interesim kishin shprehur edhe Chelsea dhe Bayern Munich.