Milot Rashica u bë transferimi i parë i Norwich Cityt në afatin kalimtar të verës për edicion 2021/22 nga Werder Bremen të martën.

Sulmuesi kosovar mund të luajë si mesfushor sulmues ose anësor dhe e filloi karrierën e tij te Vushtrria në vitin 2010.

Pasi kaloi tre vjet me ekipet e të rinjve, Rashica depërtoi në ekipin e parë, duke bërë debutimin e tij profesional në moshën 16 vjeçe.

Me 21 paraqitje dhe nëntë gola, klubi holandez Vitesse e transferoi atë, duke e inkuadruar Rashicën në ekipin e parë.

Gjatë shkëlqimit te Vitesse në Eredivisie, Rashica mori pjesë në finalen e KNVB Beker të vitit 2017, në të cilin Vitesse mundi AZ Alkmaar 2-0 për trofeun e parë të madh në historinë e tyre 125 vjeçare.

Rashica bëri gjithsej 100 paraqitje në të gjitha garat, shënoi 15 gola dhe 24 asistime për Vitesse para se të kalonte te Werder Bremen.

Mes viteve 2018 dhe 2021, ai vazhdoi të shënojë 27 gola dhe 19 asistime në 100 ndeshje për Werder Bremenin.

Në nivelin ndërkombëtar, Rashica përfaqësoi Shqipërinë në Grupmoshat U17 në ekipin e parë, më pas vendosi të përfaqësonte Kosovën.