Aventura e Kombëtares së Portugalisë në Euro 2020 përfundoi pasi humbi në fazën e parë të eliminimit direkt nga Belgjika me rezultat 1-0.

Dhe normalisht që kjo nuk u prit aspak mirë nga Cristiano Ronaldo, i cili njihet për të dëshirën e madhe për të triumfuar në çdo garë që merr pjesë ekipi i tij.

Ylli portugez në përfundim të ndeshjes nuk mundi ta fsheh zhgënjimin e madh, ku rrugës për tunelin e stadiumit e gjuajti edhe shiritin e kapitenit në tokë dhe shfaqi shenja tjera të nervozes. Dhe normalisht qe kjo nuk u prite mirë nga tifozët portugez në rrjetet sociale.

CR7 kampionatin e përfundoi si golashënuesi më i mirë aktualisht i Euro 2020 me pesë gola.

Ajo që vlen të theksohet se barazoi edhe rekordin e Ali Deai për gola ndërkombëtar, 109.