Akil Gjakova ka fituar edhe luftën e tretë duke u kualifikuar në çerekfinale në garat e xhudos në Lojërat Olimpike “Tokio2020”.

Gjakova në raundin e tretë mposhti xhudistin nga Suedia, Tommy Macias, i cili renditet i pesti në botë në kategorinë -73 kg.

Në çerekfinale, Akili do të përballet kundër xhudistit mongolez Tsendochir Tsogtbaatar.

Sot është duke garuar edhe xhudistja Nora Gjakova, e cila po ashtu ka arritur në çerekfinale. Nora, është motra e Akilit.