Xhudistja Nora Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale në garat e xhudos në Lojërat Olimpike “Tokio2020”.

Në çerekfinale Nora mposhti xhudisten sllovene Kaja Kajzer me ippon dhe tashmë është larg vetëm një fitore nga medalja e argjendtë.

Në gjysmëfinale do të përballet me xhudisten japoneze, Tsukasa Yoshida, në kategorinë -57kg.

Sot, është duke garuar edhe vëllai i Norës, Akili, i cili është kualifikuar në çerekfinale