Sonte nga ora 18:00 do të zhvillohet çerek finalja e radhës e Euro 2020 ndërmjet Çekisë dhe Danimarkës. Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik në Baku, Azerbajxhan. Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj holandezi Bjorn Kuipers. Më poshtë mund të lexoni disa statistika për ballafaqimet e mëhershme ndërmjet këtyre dy skuadrave dhe informata tjera me rëndësi.
- Kjo është ndeshja e tretë ndërmjet Republikës Çeke dhe Danimarkës në kompeticione europiane. Çekët i kanë fituar të dy ndeshjet e mëparshme, 2-0 në Euro 2000 në fazën e grupeve dhe 3-0 në çerek finale të vitit 2004.
- Pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit ndërmjet Republikës Çeke dhe Danimarkës kanë përfunduar baraz, përfshirë edhe ndeshjen e fundit miqësore të tyre në vitin 2016. Ndeshje tjetër në këtë seri ishte fituar 3-0 nga Danimarka në mars të 2013 për kualifikime të Botërorit.
- Me një fitore prej 4-1 kundër Rusisë dhe 4-0 kundër Uellsit, Danimarka është bërë ekipi i parë në kompeticione europiane që që ka shënuar 4+ gola në ndeshje të njëpasnjëshme në këtë garë. Deri më tani ata kanë nëntë (9) gola në këtë kampionat, dhe më shumë se kaq kanë shënuar vetëm në Kampionatin Botëror 1986 (10).
- Kjo është qerek finalja e katërt në kampionat europiane për Republikën Çeke, prej të cilave në dy prej tyre kanë shkuar tutje (1996 kundër Portugalisë, 2004 kundër Danimarkës), por duke dështuar në herën e fundit që kanë arritur në këtë fazë kundër Portugalisë në vitin 2012 me rezultat 1-0.
- Danimarka, deri më tani në EURO 2020, mesatarisht ka 18.8 goditje për ndeshje, prej të cilave 7.3 në target. Të dy këto shifra janë më të lartat në një edicion të vetëm të garave serioze (që nga vitit 1966 në Kupë të Botës dhe Euro)



























