Leonardo Spinazzola la fushën e blertë i dëmtuar dhe do të mungojë për një kohë të gjatë, pasi mediat në Itali kanë zbuluar se ka këputur tendinën e akilit.

Një dëmtim i tillë do e lërë jashtë fushave të blerta mbrojtësin e majtë për një periudhë nga katër deri në gjashtë muaj.

Një lajm i keq për trajnerin Roberto Mancini dhe Romën, pasi Spinazzola ishte një nga më të mirët në këtë Europian.