Sulmuesi francez Thierry Henry rikujton kohën që kalonte me Messi në stërvitje në Barcelonë. Henry, i cili ishte pjesë e Barcelonës gjatë 2007 – 2010, tregon se çfarë ndodhte në stërvitje kur Messi faullohej.
“Unë nuk e di se çfarë bën Cristiano Ronaldo në stërvitje kur zemërohet, por unë e kam parë se çfarë bën Messi, dhe me të vërtetë është i çuditshëm.”
“Edhe gjatë stërvitjes, ndonjëherë iu bëhet faull, por trajneri ndërhyn dhe kërkon që të vazhdoni lojën.”
“Ne po luanim 7 kundër 7, në një hapësirë që nuk ishte e vogël – po luanim në një hapësirë sa gjysma e fushës. Kur Messi faullohej dhe nuk i jepej faulli, ai nuk bënte fjalë. Thjesht kthehej te portieri dhe i kërkonte topin”, – vazhdon Henry.
“Në stërvitjen e Barcelonës, për të arritur në golin tjetër, duhet të kaloje Yaya Toure, Busquets, Puyol, Rafa Marquez ose ndonjë nga mbrojtësit. Messi i driblonte të gjithë, i kalonte dhe shënonte gol.”
“Unë nuk njoh shumë lojtarë që janë në gjendje t’a bëjnë këtë, dhe sigurt se gjatë karrierës time kurrë nuk kam parë dikë tjetër të bëjë të njëjtën. Ai i thotë portierit “Ma jep topin”, i driblon të gjithë dhe shënon gol.” – përfundon ai.



























