Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” në xhudo.

Në kategorinë deri në 48 kilogramë, xhudistja shqiptare mposhti fillimisgt brazilianen Gabriela Chibana.

Kurse, më pas, ajo u përball me kinezen Chen Hao Lin.

Xhudisten kineze, Distria e mposhti për 20 sekonda me Ippon.

Në gjysmëfinale, Krasniqi mposhti xhudisten mongole, Urantsetseg Munikhbat.