Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Xhudistja shqiptare është shpallur kampione në kategorinë deri në 48 kilogramë në xhudo.

Në finalen e kësaj kategorie, Krasniqi ka arritur ta mposhtë xhudisten japoneze.

Deri në minutat e fundit, ndeshja ishte e baraspeshuar, derisa në fund “Disi” ia doli të fitojë.

Kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën, pasi të paren e kishte fituar Majlinda Kelmendi në “Brazili 2016”.