Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Xhudistja shqiptare është shpallur kampione në kategorinë deri në 48 kilogramë në xhudo.
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Xhudistja shqiptare është shpallur kampione në kategorinë deri në 48 kilogramë në xhudo.
Mes shumë emocioneve dhe lotësh, Distria e ka marrë tashmë medaljen e artë.
Gjithashtu, në ceremoninë e ndarjes së medaljeve, është intonuar himni i Kosovës dhe flamuri i vendit tonë ishte mbi të tjerët.
Kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën pasi e para i përket Majlinda Kelmendit, e cila fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë në Rio de Janiero të Brazilit në vitin 2016.





























