Më shumë se 100 mijë persona do të vdesin nga Covid 19, në gjithë botën që nga nisja e deri në përfundimin e Lojërave Olimpike.
Kështu ka paralajmëruar shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyeses.
Ghebreyesus në një takim të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në Tokio ka thënë se “pandemia është një provë dhe bota po dështon”.
Ai gjithashtu paralajmëroi se kushdo që mendon se pandemia ka mbaruar sepse rastet janë nën kontroll në vendin e tyre sipas tij “po jeton në parajsën e një budallai”.
Ai më tutje tha se “Më shumë se katër milion njerëz kanë vdekur dhe më shumë vazhdojnë të vdesin. Tashmë këtë vit, numri i vdekjeve është më shumë se dyfishi i totalit të vitit të kaluar.
Lojërat Olimpike do të nisin nga 23 korriku dhe do të zgjasin deri më gusht.
Qw nga fillimi i pandemisë në gjithë botën deri më tani, kanë vdekur mbi 4 milionë e 100 mijë persona nga Covid-19. Ndërsa numri i të infektuarve deri më tani ka shkuar mbi 192 milionë.




























