Lajmi i cili morri vëmendjen e të gjithëve javëve të fundit në SHBA është skualifikimi i atletes Sha’Carri Richardson nga garat për lojërat olimpike, pasi ajo testoi pozitiv për përdorim të marihuanës. Pasi u skualifikua nga Lojërat Olimpike të Tokios 2021 sepse ajo doli pozitive për përdorim të marihuanës, Sha’Carri Richardson i është ofruar një marrëveshje sponsorizimi me një kompani të cigareve elektronike. Sipas TMZ, atletes nga Dallas, Teksas iu ofrua një marrëveshje sponsorizimi prej 250,000$ për të qenë zëdhënëse e Dr. Dabber.

Në letrën e tyre, Dr. Dabber shprehën simpatinë e tyre në lidhje me pezullimin e saj nga lojërat olimpike për shkak të përdorimit të marihuanës. Sipas tyre, THC nuk është krejt e keqe.

Në Dr. Dabber ne besojmë se THC në të vërtetë mund të ketë shumë efekte pozitive në shërimin dhe mirëqenien e përgjithshme psikike të një atleti. Aftësitë mahnitëse që i keni dëshmuar gjatë provave olimpike, dëshmuan fuqinë dhe aftësinë tuaj prej një ylli të vërtetë që të marrësh vëmendjen e krejt vendit. Duke marrë parasysh talentin dhe sharmin tuaj gjatë këtyre javëve të fundit, ne do të dëshironim t’ju ofronim mundësinë për të punuar me ekipin tonë si zëdhënëse e Dr. Dabber. Kjo përfshin testimin e rigave tona dhe cigareve elektronike si një ‘mjek’ rezident.

Richardson nuk i është përgjigjur publikisht kësaj oferte. Kur ajo doli pozitive për përdorimin e marihuanës, ajo u shpreh se ishte penduar shumë dhe tha se kishte përdorur marihuanë për t’u përballur me vdekjen e nënës së saj, e cila vdiq vetëm një javë para provave për Lojërat Olimpike.

“Unë kërkoj falje,” tha Richardson në emision televiziv. “Sado që jam e zhgënjyer, unë e di që kur dal në fushë nuk e përfaqësoj vetëm veten, por përfaqësoj një komunitet të tërë, gjithë ata njerëz që më ofrojnë mbështetje e dashuri…Kërkoj falje për faktin që nuk kam ditur të kontrolloj emocionet e mia, apo të përballem me emocionet e mia gjatë asaj kohe.”

21-vjeçarja tani është përqendruar në përgatitjen për garën Prefontaine Classic muajin e ardhshëm ku do të vrapojë në garën 100 dhe 200 metra, diçka që është e pazakontë për këto gara. Prefontaine Classic do të zhvillohet në 20 dhe 21 Gusht në Hayward Field në Eugene, Oregon.