Kampionja në fuqi, Prishtina po zhvillon pjesën e dytë të takimit ndaj skuadrës së Llapit, ndeshje kjo që po zhvillohet në kuadër të Superkupës së Kosovës.

Kur po zhvillohet minuta e 68’të e takimit, prishtinasit kanë arritur ta realizojnë golin e epërsisë për 1-0 me anë të Otto John.

Ndryshe, Prishtina po luan më një lojtar më pak. Ishte Endrit Krasniqi ai që mori dy kartonë të verdhë, duke u përjashtuar nga loja.