Presidentja e Tanzanisë, Samia Suluhu Hassan, është duke u kritikuar pas komenteve që ka bërë për futbollistët femra që kanë “gjoks të rrafshët” duke shtuar po ashtu që ato nuk janë atraktive për martesë.  

Hassan i bërë këto komente në një ceremoni të dielën gjatë festimit për fitoren e një kampionati rajonal të ekipit të meshkujve, ku ironikisht ajo bëri thirrje për financim më të mirë të sportit për gra.   

“Për ato që kanë gjoksa të rrafshët, ju mund të mendoni që janë burra dhe jo gra”, tha ajo në ceromoninë e të dielës.

“Dhe nëse i shikon në fëtyrat e tyre ju mund të surprizoheni … sepse nëse dëshironi të martoheni, ju dëshironi dikë që është atraktive, një grua që i ka kualitetet që ju dëshironi”.

Ajo shtoi më tutje që tek futbollistet femra “këto kualitete janë zhdukur”.

“Jeta martesore është sikurse një dramë për to. Sepse edhe nëse njëri prej juve këtu e marton njërën prej tyre, nëna juaj do t’ju pyes nëse ajo është grua apo burrë”.