Militantë me armë në duar janë fotografuar duke shikuar finalen e ligës së Afganistanit në futboll. Një përfaqësues taliban i dorëzoi kupën ekipit fitues.

Tifozët dhe zyrtarët taliban e shikuan ndeshjen në qytetin e Heratit në Afganistan, pasi që grupi islamist terrorist morri kontrollin e shtetit të dielën e kaluar.

Lutje fetare u bënë në fushë gjatë pushimit ndërmjet dy pjesëve të lojës, ku merrte pjesë edhe Maulvi Shir Ahmad i cili dhuroi kupën në fund të lojës. Grupi është duke bërë përpjekje për të paraqitur një imazh të reformuar pas marshimit në Kabul në javën e kaluar.