Klubi i Prsihtinës sot ka prezantuar sulmuesin më të ri në skuadër, Besart Berishën. Në konferencën e mbajtur për shtyp Berisha ka thënë se ndihët shumë i lumtur që do të luajë për kampionin aktual të Kosovës në futboll.

Ai ka thënë se ishte në kontakte me kryetarin Remzi Ejupi dhe se mezir pret ta fillojë këtë aventurë të re.

“Dëshira ime si sulmues është së pari të fitojë dhe të shënojë gola. Ajo është puna ime dhe unë do ta marr me shumë seriozitet dhe të punojë shumë për punën që gjithmonë e kam bërë…Dëshira ime është jo vetëm golat por të fitojmë si klub edhe ndonjë titull dhe kjo është shumë me rëndësi për mu. Më shumë se arritjet individuale për mua është shumë me rëndësi të fitojë ndonjë titull dhe të bëjë histori me klubin”, tha Berisha.

Më tutje Berisha tha se do të provoje ta ndihmojë Prishtinën ta mbrojë titullin e fituar në sezonin e kaluar.