Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, do ta vazhdojë karrierën në Katar. Mediumet e huaja, kanë raportuar të mërkurën se Rodriguez tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën Al-Rayyan.

30-vjeçari te ekipi nga Katari, do të transferohet nga skuadra e Evertonit pasi nuk ka bërë pjesë në planet e trajnerit Rafael Benitez. Rodriguez, i cili iu bashkua Evertonit vitin e shkuar nga Real Madridi, këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për skuadrën nga Premier League.

Image