Legia Varshava e ka shënuar një fitore senzacionale ndaj Spartak Moskës sot.

Në kuadër të fazës grupore në Ligën e Evropës, skuadra polake triumfoi në Moskë me rezultat 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për Legian e shënoi ylli i Kosovës, Lirim Kastrati.

Asistimin për golin e dha bashkëkombasi i tij, Ernest Muçi, gol i cili u realizua në minutën e 90-të.

Ndryshe, Kastrati u inkuadrua në këtë ndeshje në minutën e 59-të, kurse Muçi në minutën e 83-të.