Sulmuesi me përvojë të madhe në futbollin ndërkombëtar, Besart Berisha, është përforcimi më i ri i FC Prishtinës.

Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës, ka vendosur që t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojë e fituar në futbollin botëror për ekipin prishtinas.

Berisha është 36-vjeçar dhe shumë shpejt do ti bashkohet skuadrës së drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani.

Njoftimi i FC Prishtinës në faqen zyrtare të rrjetin social Facebook:

“Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është lënë për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina.

Sulmuesi me përvojë të madhe Besart Berisha, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë

Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës, ka vendosur që t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojë e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë

Mirësevjen Besart Berisha”. 

https://fb.watch/81ApCa0unU/