Portieri i Arsenalit, Aaron Ramsdale regjistroi një paraqitje mbresëlënëse në derbin e Londrës Veriore kundër Tottenham Hotspur.
“Topçinjtë” fituan 3-1 në stadiumin “Emirates” kundër rivalëve të urryer londinez, Tottenham Hotspur, shkruan Demokracia.com.
“Gardiani” 23-vjeçar në fund të ndeshjes, gjegjësisht në minutën e dytë të shtesës bëri një pritje të jashtëzakonshme.
Për goditjen e fuqishme të Lucas Mouras, portieri vendas u desh të “fluturonte” në mënyrë që t’ia mohonte një gol të bukur atij.
Kjo pritje e tij po konsiderohet në rrjetet sociale si pritja “më e mirë e sezonit”.
Më poshtë mund ta shikoni videon.



























