Pas disa javësh, sonte zhvillohen ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Padyshim, sonte do të jetë vëmendja te grupi A dhe në grupin B.

Në grupin A, kryendeshja e sontme do të zhvillohet në “Parc des Princes”.

Me fillim nga ora 21:00, Paris Saint-Germain do të përballet në shtëpi me Manchester Cityn në një “përballje miliarderësh”.

Nga ana tjetër, në grupin B, Milani e pret në “San Siro” Atletico Madriidn.

Poashtu, në grupin B, Liverpooli do të jetë mysafir i Portos.

Në grupin D, Interi është mysafir i Shakhtar Donetskut dhe Real Madridi e pret në shtëpi Sheriff Tiraspolin.