Klubi i Newcastle pas shkarkimit të Steve Bruse po e mendon si një zëvendësim për stolin Steven Gerrardin.

Megjithatë, legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand nuk beson se trajneri i Rangers do të pranojë të trajnojë Newcastle pasi objektivi i tij është një tjetër.

Rio Ferdinand foli në kanalin e tij në YouTube PESVE për këtë çështje: “Edhe Steven Gerrard, unë e shoh emrin e tij që lidhet edhe me pozicionin. Unë nuk mund të shoh dikë si ai të shkojë atje sepse ndiej se sytë e tij janë në Liverpool .”

Kështu unë shoh që Steven Gerrard do ta konsiderojë Liverpoolin si fazën e tij të ardhshme dhe jo diçka si Newcastle “.