Ka nisur pjesa e dytë në ndeshjen eliminatore mes Suedisë dhe Kosovës në Stokholm.
Në “Friends Arena”, Suedia dhe Kosova po përballen në kuadër të ciklit eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Pas 45 minutash, Suedia është në epërsi 1:0 me golin e Forsberg nga pika e bardhë në minutën e 29-të.
Florent Hadërgjonaj e kishte prekur me dorë topin sipas gjyqtarit, por që ky rast është diskutuar shumë.
Ndryshe, kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B, dhe është ndeshja e gjashtë për këtë kampanjë





























