Në ndeshjen eliminatore mes Suedisë dhe Kosovës në Stokholm është mbyllur pjesa e parë.

Në “Friends Arena”, Suedia dhe Kosova po përballen në kuadër të ciklit eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Pas 45 minutash, Suedia është në epërsi 1:0 me golin e Forsberg nga pika e bardhë në minutën e 29-të.

Në bazë të statistikave, vendasit ishin më të mirë se “Dardanët” në këtë fraksion.

Ndryshe, kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B, dhe është ndeshja e gjashtë për këtë kampanjë.