Alphonso Davies tregoi se ai nuk është i mirë vetëm si mbrojtës, pasi ai shënoi një gol të shkëlqyer për Kanadanë në ndeshjen kundër Panamasë në kuadër të kualifikime për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kanada fitoi pa vështirësi në shtëpi ndaj Panamasë me rezultat të thellë 4-1.

Njëri nga golat që fitoi gjithë vëmendjen padyshim se ishte i treti në ndeshje apo i dyti për Kanadanë.

Bëhet fjalë për golin e minutës së 66-të të shënuar nga ylli i Bayern Munich, Alphonso Davies.

Davies tregoi aftësi të jashtëzakonshme duke vrapuar çmendurisht para se të fitojë një top dhe më pas të gjej golin.

Shpejtësia e tij dhe goli i shënuar për epërsinë 2-1 kanë pushtuar rrjetet sociale.