Në Old Trafford, Manchester Unitedi dhe Atalanta zhvillojnë duelin kryesor të Grupit F të Ligës së Kampionëve.

Djajtë e Kuq e nisën me humbje edicionin e sivjetmë të fazës grupore të garës së madhe evropiane, ndërsa u kthyen me fitore në xhiron e dytë.

Ndërkaq, Atalanta është liderë e grupore me katër pikë të arkëtuara, nga një fitore dhe një barazim.

Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Ole Gunnar Solskjaer dhe Gian Piero Gasperini, të cilët i kanë zgjedhur skuadrat startuese për këtë takim.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelöf, Maguire, Shaw; McTominay, Fred; Greenwood, Bruno Fernandes, Rashford; Cristiano Ronaldo.

Formacioni startues i Atalantas: Musso; Zappacosta, Palomino, Demiral, Maehle; Freuler, De Roon, Pasalic; Ilicic, Koopmeiners; Muriel.