Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës eliminatore në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.

“Dardanët” kanë udhëtuar dje drejt Stokholmit, ku sot do të luajnë ndaj Suedisë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B, derisa është ndeshja e gjashtë.

Sfida në fjalë luhet në “Friends Arena” me fillim nga ora 18:00.

Pas pesë ndeshjeve, Kosova ka katër pikë në vendin e katërt. Kurse, Suedia ka nëntë pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, nuk pritet që të bëjë ndryshime në formacion dhe ndeshjen pritet ta fillojë me futbollistët që ishin titullarë edhe ndaj Spanjës.

Formacionet e mundshme:

Suedia: Olsen; Krafth, Lindelof, Danielson, Augustinsson; Claesson, Olsson, Svanberg, Forsberg; Isak, Kulusevski

Kosova: Muriq; Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Hadergjonaj; Dresevic, Loshaj, Rashani, Bytyqi; Muriqi, Rashica.