Robin Krasniqi dhe Dominic Bosel do të përballen sonte në revansh, shkruan FrontOnline.

Një vit pas përballjes së parë, Krasniqi dhe Bosel do të përballen për titullin e botës në kategorinë IBO.

Në përballjen e parë, Krasniqi fitoi në rundin e dhjetë me nokaut brutal duke fituar titullin.

Krasniqi nuk ka “luftuar” që prej kësaj përballjeje, derisa Bosel është rikthyer në ring në muajin maj ku ka barazuar me Ondrej Budera.

Gjithçka që duhet të dini për përballjen e sontme:

Data: E diele, 9 tetor

Ora e ndeshjes: 23:15

Në cilin kanal televiziv transmetohet përballja:

Klan Kosova, Art Motion, BoxNation, etj.

Ku do të zhvillohet përballja:

Përballja do të zhvillohet në “Getec Arena” në Magdeburg, Gjermani.

Rekordi i Robin Krasniqit: 51 fitore, gjashtë humbje dhe 19 fitore me nokaut.

Rekordi i Dominic Bosel: 30 fitore, dy humbje, dy fitore me nokaut.