Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave ka mposhtur Armeni, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror

Dardanet janë përballen me Armeninë, derisa rezultati final ka qenë 0-1 në të mirë të Kosovës.

Vashat e drejtuara nga trajnerja Aferdita Fazliu, e kanë dominuar takimin por është dashur të pritet minutat e fundit për të shënuar gol.

Ishte Liridona Syla ajo që ka shënuar në minutën e 87-të me kokë, për t’i dhënë një fitore të madhe Kosovës e cila pas katër ndeshjeve ka katër pikë.