Ka përfunduar java e 10’të e Superligës së Kosovës.

Skuadra e Gjilanit triumfoi ndaj Drenicës me rezultat të ngushtë 2-1, me dy golat e shënuara nga Progni.

Pas ndeshjes, trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku i përgëzoi lojtarët e Gjilanit për fitoren, ndërsa tha se e ka një dedikim të veçantë për homologun e tij.

“E kam një dedikim për Ismet Munishin që me të vërtetë ka qenë dirigjent i mirë dhe asistent i mirë i gjyqtarit. E përgëzoj dhe i jap komplimente për mënyrën se si e orkestroi gjyqtarin kryesor. Lojtarët e Gjilanit i kanë meritat e veta për fitore. Ishte një lojë e barabartë, një penallti e dyshimtë. Patëm raste edhe në fund të pjesës së parë me Kreshnik Ukën. Në pjesën e dytë menduam se me kundërsulme mund të rrezikojmë por nuk na funksionoi. Morëm dy gola që nuk është dashur t’i marrim nga ato situata. Pavarësisht rezultatit, mënyra se si luajtëm ishte e mirë”, tha Lushtaku pas ndeshjes.