Trajneri gjerman Jurgen Klopp ka thënë që vendimi i Diego Simeones për ta injoruar shtrëngimin e duarve, pas fitores 3:2 të Liverpoolit kundër Atletico Madridit, nuk ishte gjest i mirë.

Pasi ndeshja përfundoi, Simeone vrapoi drejt tunelit të stadiumit “Wanda Metropolitano”, për shkak të disa referimeve të gabuara të gjyqtarëve ndaj Atleticos.

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp nuk ishte i kënaqur me gjestin ku Simeone e injoroi atë, pavarësisht rasteve ku referimi ishte kundër gjigandit spanjoll

“Neve nuk na pëlqen kjo, por situata është e qartë. Dëshiroja që ta shtrëngoja dorën e tij, por reagimi i tij, krahas timit nuk ishte gjest i mirë”, tha Klopp për “BT Sport”.

“Herën tjetër që do të takohemi ne do t’i shtrëngojmë duart gjithsesi. Nuk është asgjë. Sigurisht që ai ishte i nevrikosur, jo me mua por me lojën. Nuk ka asgjë tjetër këtu”, shtoi trajneri i Liverpoolit.

Me fitoren e mbrëmshme, gjigandi anglez Liverpool renditet në pozitën e parë në Grupin B me nëntë pikë, pesë sosh më shumë se Atletico Madridi e Porto në pozitat dy dhe tre.