E dashura e futbollistit kosovar të Legia Varshavës, Angjela Shimac, ka folur edhe për planet për të ardhmen e po ashtu për raportet me prindërit e Lirimit.
Lirimi e Angjela po presin të bëhen prindër, ndërsa së fundi modelja tregoi se reagimi i parë pasi kuptoi se është shtatzënë, nuk ishte shumë i lumtur.
“Isha në shok pasi në njërën anë nuk kam planifikuar të kem bebe kaq shpejt, por me kalimin e kohës kam shikuar pozitivisht në këtë. Lirimi edhe pa kuptuar se jam shtatzënë ka dashur fëmijë”, ka thënë Shimac për mediumin kroat RTL.
Shimac tregoi se Lirimi është më i lidhur me prindrit e saj, teksa ajo vet e ka problem të komunikojë me prindërit e tij për shkak të gjuhës.
Tutje Lirimi disi është më shumë i lidhur me prindërit e mi se unë me të tij. Prindërit e tij nuk e din gjuhën dhe kështu e kam më vështirë të flas me ta. Prindërit e mi komunikojnë me të në gjuhën kroate, pasi tashmë e ka perfeksionuar. Pak e ngacmojnë në raste”- përfundoi ajo.





























