Barcelona është vetëm një hap larg titullit të kampionit në La Ligë. Skuadra e Hansi Flickut ka mposhtur 2:1 Osasunan si mysafire në xhiron e 34-të dhe do t’i mjaftonte qoftë edhe vetëm një dështim i Realit nesër, për ta shijuar titullin e radhës në Spanjë.
Robert Lewandowski e Ferran Torres shënuan për Barçën, ndërsa Raul Garcia realizoi për vendasit. Të tre golat u shënuan në 10 minutat e fundit të ndeshjes.
Barcelona tani ka 88 pikë në tabelë pas 34 ndeshjesh. Real Madridi e ndjek me 14 pikë më pak, por me 33 ndeshje të zhvilluara. Reali të dielën luan me Espanyolin. Në rast humbjeje, kjo do të nënkuptonte sigurimin matematikisht të titullit për Barcelonën.
E në rast se Reali fiton ose barazon, “titulli” mund të vendoset në “El Clasicon” e javës së ardhshme në Camp Nou.




























