Napoli nuk ka të ndalur në Serie-A. Skuadra e trajneri Luciano Spalleti ka arkëtuar tri pikë të reja pas fitoren ndaj Salerniatanas në xhiron e 10-të të Serie-A.

Në ndeshjen e cila ofroi spektakël gjatë gjithë 90 minutave, Napoli fitoi me rezultat minimal 1-0.

Ishte goli i Zielinksit i realizuar në minutën e 61’ të ndeshjes që e vulosi fitoren e napolitanëve dhe tri pikët e reja për këtë skuadër.

Në këtë ballafaqim secila skuadër mori nga nja karton të kuq. Nga radhët e Napolit nga loja u përjashtua mbrojtësi Koulibaly, kurse tek Salermitana i ndëshkua Kastanos në minutën e 70’.

Në këtë ndeshje luajti për 90 minuta qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani. Kjo fitore e bënë Napolin lider të tabelës me 31 pikë, i ndjekur nga Milani me 28’ por që “Rossonerët” do të ballafaqohen pas pak me Romën në derbin e kësaj jave.