Raheem Sterling pritet të jetë largimi i parë nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Sulmuesi anglez ka humbur vendin në formacionin bazë të Pep Guardiolas, teksa është në kërkim të një skuadre të re.

Vet lojtari ka deklaruar se dëshiron një aventurë të re në karrierën e tij, aventurë që mund të jetë jashtë kampionatit anglez.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se dy gjigantët nga La Liga, Real Madrid dhe Barcelona janë duke monitoruar situatën e anësorit anglez.

Los Blancos janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 65 milionë euro për transferimin e tij qysh në janar.

Në anën tjetër Barcelona nuk ka mundësi të blejë menjëherë anglezin, por do të tentojë huazimin e tij me të drejtë blerje në verë.

Largimi i Sterling nga klubi anglez duket i sigurt, por mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë sulmuesi anësorë karrierën e tij.

Nuk përjashtohet që reprezentuesi anglez të mbetet në Ligën Premier, pasi Arsenali është gjithashtu në garë për transferimin e tij.