Cristiano Ronaldo u mësy në mënyrë të çuditshme nga një tifoz i ‘çmendur’, i cili kërkonte fanellën e tij, por sigurimi i stadiumit e ndali atë dhe gjithçka shkoi pa eksese.

Djajtë e Kuq fituan me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj italianëve në një ndeshje brilante, e cila u mbyll me epërsi 0-2 në pjesën e parë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Marcus Rashford (53’), Harry Maguire (75’) dhe Ronaldo (81’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Mario Pasalic (15’) dhe Merih Demiral (29’).

Ronaldo u shfaq në fazat e fundit të ndeshjes në Ligën e Kampionëve për të shënuar një gol dramatik me kokë për të siguruar një fitore të madhe.

Dhe pas heroizmit të tij në fushë, një mbështetës i Unitedit vrapoi drejt superyllit portugez dhe dukej se donte fanellën e tij.

Momenti kur tifozi tentoi t’ia marrë fanellën

Por, kujdestarët apo sigurimi i ndeshjes e ndaluan atë të afrohej me Ronaldon, me një nga pjesëtarët e sigurimit që gati e nxorën jashtë në një sekuencë qesharake.

Video e momentit është bërë tashmë virale në rrjetet sociale.