Skuadra e Manchester United nuk është duke kaluar ditë të mira.

Zbulohet se pas humbjes 4-2 nga Leicester City, ishte mbrojtësi Eric Bailly ai i cili e konfrontoi direkt trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

Mbrojtësi mësohet të ketë kontestuar vendimin e trajnerit norvegjez për startimin e Harry Maguire, i cili sapo vinte nga një lëndim dhe kishte bërë vetëm një stërvitje me ekipin.

Këto komente Bailly mësohet se ja ka bërë hapur Solskjaerit në dhomat e zhveshjes.

Kujtojmë që sipas raportimeve të mediave angleze, Ole Gunnar Solskajer pritet të shkarkohet gjatë ditëve në vijim dhe vendin e tij do ta zë Antonio Conte.