Drita është nikoqir i Dukagjinit për përballjen që zhvillohet në kuadër të javës së 16-të në BKT Superligën e Kosovës.
Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 13:00 në stadiumin “Selami Osmani, BEZI”.
Drita është aktualisht në vendin e katërt me 25 pikë, po aq sa ka edhe Llapi në të tretin dhe pesë më pak se lideri Ballkani.
Në anën tjetër, Dukagjini gjendet në pozitën e nëntë, zonë kjo që shpijen në Ligën e Parë dhe ka 16 pikë të arkëtuara.
Formacionet zyrtare
Drita: Maloku, Limani, Balde, Cucli, Blakqori, Jashari, Muja, Ajzeraj, Broja, Krasniqi, Simonovski.
Dukagjini: Haxhihamza, Kuqi, Basriu, Dallku, Syla, Shabani, Ahmeti, Carioca, Mulaj, Merlaku, Chibueze.






























