Interi ka shënuar një fitore të rëndësishme në rrugën për kualifikim tutje në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen e raundit të katërt në Grupin D, skuadra e drejtuar nga Simone Izaghi shënoi fitore 3-0 në udhëtim te Sheriff Tiraspol.
Marcelo Brozovic, Milan Skriniar dhe Alexis Sanchez shënuan golat e fitores për “Nerazzurrët”.
Interi pas kësaj kësaj fitore ka shtatë pikë dhe tani renditet në pozitën e dytë, me dy pikë më pak se skuadra lidere, Real Madrid.
Sheriff Tiraspol ndodhet në pozitën e tretë me gjashtë pikë, kurse i fundit në këtë grup është Shakhtar Donetsku me një pikë.






























